
I ekstraduar vetem pak jave me pare ne Shqiperi, Dritan Rexhepi, shfrytëzoi të drejtën e tij për të mos dëshmuar në procesin ndaj Altin Hajrit në Gjykatën e Posaçme.
Hajri po gjykohet në mungesë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Rexhepi, i cili gjykohet për të njëjtën ngjarje në një proces paralel, u paraqit në gjyq për të dhënë shpjegime si i bashkëpandehur në një procedim të lidhur.
I pyetur nga Gjykata, ai nuk dha pëlqim për të dhënë dëshmi.
Për të dëshmuar nuk pranoi edhe Aldo Majnishta, i cili është gjithashtu në gjykim për rrëmbimin e zhdukjen e Prengës.
Seanca u shty për në 12 maj, kohë gjatë së cilës do të përsëriten thirrjet për familjarët e Jan Prengës, që ndodhen jashtë shtetit.
