Erion Murataj PSD

Gazetarja Bleona Sari tha për ‘Tirana Live’ se gruaja e Roan Brahimit lëviz e lirë në kryeqytet dhe se nuk ka asnjë konflikt me njeri. Ndërkohë, gazetarja përmendi tre detaje që bëjnë të mendojnë se ky është një atentat me objektiv të ngatërruar dhe se atentati do t’i bëhej gruas së Roan Brahimit.

“Gruaja e Brahimit ka dhënë një deklaratë në lidhje me cfarë ka ndodhur, dhe ka thënë se nuk ka asnjë konflikt, lëviz e lirë në kryeqytet. Ajo ka thënë se mund të jenë si shkak nga konfliktet e burrit të saj. Roan Brahimi u dorëzua në duart e Martinajt nga ish kunati i tij dhe ndërroi rrjedha në jetën e tij. Bëhet fjalë për një borxh që Brahimi ia kishte Martinajt. Ndërkohë e morën peng dhe një prej pengmarrësve ishte pjesë e familjes së gruas.

Policia ka tre dyshime e para se mjeti G Class është i njëjtë me atë që përdor gruaja e tij dhe ka ndryshe vetëm një numër dhe një shkronjë. Dhe fakti i dytë është se mjeti është ndjekur në zonën e Lundrës dhe ka qenë banesa e saj shumë afër me atë të Demirajt, dhe fakti që ky atentat ndodhi shumë pak minuta pas vrasjes së vjehrrit të tij.

Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende një përgjigje për fatin e Martinajt, por porositë e tij, hija e tij është kudo dhe se rivalët e tij po goditen. Ai ka familjarë në Shqipëri, vetë grupi i tij janë persona që janë shpallur në kërkim. Kjo ngjarje ishte e paralajmëruar, kishte dy atentate të mëparshme ndaj babait të tij”.