
Me kapele në kokë me numri 1 që shënjon PD në fletën e votimit, Sali Berisha ka ndaluar pasditen e sotme në Kamëz ku ka prezantuar kandidatët e tij për garën e parlamentareve të 11 majit.
Berisha ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet do të risë pensionet. Nga Kamza, Berisha kishte dhe një mesazh për Ramën…
“Kjo qeveri u vërsul mbi taksat, poshtëroi pensionistët, zotohem se 100 ditët e para nuk do ketë pensionist që nuk do marrë 200 euro.
Më lejoni pak t’i them atij burracakut dy metra që fshihet, pasi e keni kapur me presh në dorë duke vjedhur, nuk del dot të ballafaqohet para jush në TV apo skenë, thotë që po të rrisim pensionin biem në humnerë, ndërsa sot tha do ta rrisim në 2030… ka deklaratë më cinike”, tha Berisha
