Erion Murataj PSD

Heidi Baci është rikthyer në Shqipëri për të jetuar, ku edhe po vazhdon karrierën në rolin e prezantueses. Bukuroshja, e cila mori pjesë në Big Brother VIP Albania 3, është shumë e komentuar.

Këtë herë në “Mos i bjer me top” ka folur për eksperiencën e re si moderatore e ‘Fan Club’. Ndër të tjerash u pyet edhe për jetën private, meqë në BBVA 3 nisi një romancë me Romeo Veshajn, që vazhdoi për disa muaj.

Ajo ka qenë e paqartë kur u pyet për statusin, por theksoi që është e lumtur.

“Nuk kam një përgjigje për statusin tim. Po sot jam mirë, me veten time me familjen, mendoj që shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Unë deri sa të jem e shëndetshme me të gjitha, unë do të jem gjithmonë të lumtur”, u shpreh ajo.

Mes tjerash shtoi: “Është Zoti që përcakton riskun tonë”.