Erion Murataj PSD

Surfing me… Ivanka Trump. Vajza e presidentit amerikan po shijon momente relaksi në Kosta Rika, konkretisht në plazhet e Santa Terezës, ku është parë duke bërë sërf.

E veshur me një rroba banje bardh e zi, ajo testoi aftësitë e saj të sërfit në një dërrasë blu dhe siç shihet edhe në videon e mëposhtme, nuk ia doli aspak keq.

Sipas TMZ, i pranishëm ishte edhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner. Kushner është bërë një ekspert që kur u transferua në Miami.