
Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm Papa Françesku!
Liderët botërorë kanë reaguar menjëherë pas lajmit të trishtë për largimin nga jeta në moshën 88-vjeçare të Atit të Shenjtë.
Kryeministri holandez Dick Schoof thotë se Papa Françesku ishte në çdo mënyrë një njeri i popullit.
Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola thotë se “buzëqeshja e tij ngjitëse pushtoi zemrat e miliona njerëzve në mbarë globin”.
Presidenti izraelit Isaac Herzog shpreh “dhembshurinë e tij të pakufishme”.
Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter thotë se Papa Françesku ishte një “udhëheqës i madh shpirtëror, një avokat i palodhur për paqen”.
Ministri i parë skocez John Sëinney e përshkruan atë si “një zë për paqen, tolerancën dhe pajtimin”.
Presidenti francez Emmanuel Macron bëri homazhe Papa Françeskut, duke e quajtur atë një “njeri të përulur, në anën e më të cenuarve dhe më të brishtëve”.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni thotë se “ky lajm na trishton thellësisht”.
“Kam pasur privilegjin të shijoj miqësinë e tij. Mësimi i tij dhe trashëgimia e tij nuk do të humbasin. Ne e përshëndesim Atin e Shenjtë me zemra plot trishtim, por e dimë se ai tani është në paqen e Zotit”, shton ajo në deklaratë.
Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez përshëndet angazhimin e Papa Françeskut ndaj “më të cenuarve”. Ai në një postim në platformën e mediave sociale X thotë: “Unë vajtoj vdekjen e Papa Françeskut. Përkushtimi i tij për paqen, drejtësinë sociale dhe më të pambrojturit lë një trashëgimi të thellë. Pusho në paqe.”
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se “ai frymëzoi miliona njerëz, shumë përtej Kishës Katolike, me përulësinë dhe dashurinë e tij kaq të pastër për më pak fat”.
Kryeministri i Indisë Narendra Modi thotë se është “thellësisht i dhembur” nga vdekja e Papa Françeskut.
Kryeministri polak Donald Tusk e kujton Papa Françeskun si një “njeri të mirë, të ngrohtë dhe të ndjeshëm”.
Presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al-Sisi tha se Papa Françesku “ishte një zë paqeje, dashurie dhe dhembshurie”.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance thotë se sapo ka mësuar për vdekjen e Papa Françeskut. Ai shton: “Zemra ime është me miliona të krishterë në mbarë botën që e donin atë.”
