
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë personat më të komentuar politikisht, si gjatë kohës që ishin të martuar, edhe sot që janë zyrtarisht të divorcuar.
Zonja Kryemadhi zbuloi në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se shumë shpejt do të realizohet një film për jetën e saj dhe të ish-bashkëshortit.
E pyetur nga moderatorja Borakaj se cilët aktorë do të mund të luanin rolet e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, zonja Kryemadhi tha se është ende herët për të folur.
Pjesë nga biseda:
Kryemadhi: Të provojmë në këtë filmin e parë që do të realizoj. Sigurisht që do të jetë i vështirë, në menaxhimin e projektit, e më pas për ta rindërtuar në një këndvështrim artistik.
Borakaj: Do të nxirrni dokumentar?
Kryemadhi: Këtë do ta mendojmë.
Borakaj: Po mendoj se kush do të jetë në rolin e Ilir Metës dhe kush në rolin e Monika Kryemadhit?
Kryemadhi: Ka mendoj.
Borakaj: Kë shikoni si aktor në rolin e Ilir Metës?
Kryemadhi: Nuk e shikoj dot akoma.
Borakaj: Po në rolin e Kryemadhit?
Kryemadhi: Akoma nuk e shikoj dot.
Borakaj: Si do përfundonte ky filmi?
Kryemadhi: To be Continued, pasi jeta vazhdon dhe as Monika nuk e di.
