
Demokrati më i famshëm, Ilir Vrenozi është bërë pjesë e mitingut të PD-së në Korçë ku mbajti dhe një fjalim të gjatë.
Gjatë fjalës së tij, Vrenozi shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit Rama, i cili pak ditë më parë i kërkoi që të bënte një takim fshehurazi me të, larg vëmendjes së kamerave. Duke folur në këtë linjë, Vrenozi u kërkoi prindërve që të bëhen bashkë për të votuar kundër socialistëve të cilët ai i targetoi me pseudonimin “zagar”.
Ilir Vranozi: Që ta çojmë tek 5 do të votojmë 1. Doktor Berisha, legjenda e demokratëve mirë se erdhe. Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh. Do të lind një shpresë e re, një pranverë e madhe. E besoj ma ndjen shpirti këtë ndryshim. E them si një njeri i thjeshtë, i varfër si qindra mijëra të tjerë. Komunizmi dhe rilindja është pjella më e keqe e vendit tim. Ndaj duhet ta rrëzojmë këtë klik dhe Shqipërisë t’i bëjmë nder.
E ndjej demokracia do të fitojë përsëri. Ndryshimin do ta bëjmë ne dhe diaspora, do ta nxjerrim në dritë nën Shqipërinë. Tani po ju flas ju flas si një Vrenoz që është rritur me trahana dhe fasule. U mundua të më blinte i gjati, ky karagjoz, por un jam i djathë o çyryk dhe jam krenar që kokën dot s’ma ulë.
Ti me shitblejre je mësuar. Po dje mo si ju tha fëmijëve më shihni nudo, u trondita dhe si prind po ta them një fjalë o i gjatë, si nuk të erdhi turp, si nuk tu dhimsën fëmijët o shkërdhatë. Desha të them dhe një fjalë ky u thotë fëmijëve shikoni foto para 15 vitesh, ec e nxirre tani që e ke sa një kokërr ulliri.
Jo para 15 viteve. Ju bëj thirrje të gjithë baballarëve që më 11 maj ta rrëzojmë këtë psikopat, t’ju tregojmë vendin këtyre zagarëve që e ardhmja e fëmijëve tanë të këtë një tjetër fat.
