
Rusia rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore nëse sulmohet nga vendet perëndimore, tha sot Sergei Shoigu , zyrtari më i lartë i sigurisë në Moskë, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.
Komentet e Shoigu erdhën pasi Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Zëvendëspresidenti J.D. Vance paralajmëruan se Uashingtoni mund të braktisë përpjekjet për të negociuar një zgjidhje paqeje në Ukrainë nëse nuk ka përparim në një marrëveshje së shpejti.
Shoigu, i cili shërbeu si ministër i mbrojtjes i Rusisë për më shumë se një dekadë derisa u zhvendos në krye të këshillit të fuqishëm të sigurisë në një riorganizim të qeverisë vitin e kaluar, përmendi ndryshimet në doktrinën bërthamore të Moskës të miratuar nga Presidenti Vladimir Putin nëntorin e kaluar.
Sipas kushteve të reja, Rusia mund të konsiderojë një sulm bërthamor në përgjigje të një sulmi konvencional kundër Rusisë ose aleatit të saj Bjellorusi që “paraqet një kërcënim kritik për sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial”.
“…në rast se shtetet e huaja ndërmarrin veprime armiqësore që përbëjnë një kërcënim për sovranitetin dhe integritetin territorial të Federatës Ruse, vendi ynë e konsideron legjitime përdorimin e masave simetrike dhe asimetrike të nevojshme për të shtypur veprimet e reja dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre”, tha Shoigu.
