Erion Murataj PSD

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”.

Një 56-vjeçar me origjinë gjermane ka përplasur me makinë një 38-vjeçare. Gruaja është transportuar në spitalin e Gjirokastrës ndërsa shoferi i huaj është shoqëruar në Komisariat.

“Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”, shtetasi gjerman M. Ë., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasen Z.I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, (këmbësore), e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin