Erion Murataj PSD

Nje 70 vjecar u aksidentua  per vdekje ne Tirane duke kaluar trafikndaresen.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.