Erion Murataj PSD

Teksa zgjedhja e Papës së ri është në qender të vëmendjes, Donald Trump ka thënë me shaka se do të ishte “zgjedhja e tij numër një” për të qenë udhëheqësi i ardhshëm i Kishës Katolike.

“Do të doja të isha papë”, i tha ai një gazetari të martën, përpara se të ndante pikëpamjet e tij se kush duhet ta marrë në të vërtetë këtë rol.

Trump, i cili përveçse është mjaft i zënë duke shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara, është një miliarder i martuar tri herë, padyshim që nuk ka gjasa të zgjidhet për të shërbyer si kreu i Kishës Katolike.

Trump vuri në dukje se në fakt nuk kishte asnjë preferencë, duke shtuar: “Duhet të them se kemi një kardinal që ndodh të jetë nga një vend i quajtur Nju Jork, i cili është shumë i mirë, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë.”