Mbahet sot protesta e 26 masive ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Një qytetar mbajti një fjalim para të pranishmëve, duke deklaruar se protestat do të vijojnë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke kerkuar që ai “të japë llogari për krimet e bëra”.
Qytetari tha se protesta zhvillohej në emër të fëmijëve, prindërve, të moshuarve, emigrantëve dhe të gjithë atyre që, sipas tij, nuk kanë mundësi të jenë të pranishëm.
Në fjalën e tij, protestuesi iu drejtua edhe diasporës, duke i bërë thirrje të mos humbasë besimin te Shqipëria dhe shqiptarët, ndërsa theksoi se, sipas tij, vendi ndërtohet nga qytetarët dhe jo nga politikanët.
“Për fëmijët, prindërit, për ata që n uk kanë më zë, për ata që rrinë në shtëpi e nuk kanë forcën të jen këtu sepse nuk kanë para të vijnë në Tiranë, për ata që u larguan dhe për ata që u larguan, për ata që mendojnë që Shqipëria do të bëhet, dhe ne do ta bëjë sepse është amaneti që na lanë të parët dhe që duhet t’ua lëmë më të mirë fëmijëve tanë. Është detyrimi ynë moral dhe qytetar të ngremë zërin me qytetari dhe dinjitet sepse një popull që hesht humben lirinë e tij. Ne jemi shqiptar, një popull që ngrihet paqësisht për të drejtat e veta dhe duam respekt në histori. Diaspora mos ta humbë besimin te Shqipëria dhe shqiptarët. E di që këtu ka edhe patronazhistë, por ne kemi një gjak, jemi krenar që jemi shqiptar. Kombet nuk ndërtohen nga politikanët por qyetarët, nga mësuesit,, mjekët, punëtorët, nënat që sakrifikojnë, baballarët që punojnë me sakrifica, policët. Sot e themi me zë të lartë, duam mësues të mirëpaguar dhe të lirë të jenë sot këtu, jo në presionin se nëse vijnë në protestë do të largohen nga detyra.
Balluku me miliona të vjedhura nuk është në burg, një qytetar bën një vit burg se ka ndërtuar një depo uji. Nuk duam favore por drejtësi, përgjegjësi. Sot i themi botës, të dashur ndërkombëtarë dhe ambasadorë, nuk duam mëshirë.
Çdo ditë këtu derisa Rama të japë dorëheqje e të japë llogari për të gjithë krimet e bëra”, tha ai.






