Erion Murataj PSD

Janë bërë publike emrat e pesë personave të arrestuar për rrëmbimin dhe shantazhimin e një 68-vjeçari, ngjarje që ndodhi më 29 prill në Tiranë.

Personi i rrëmbyer, Edvar Agalliu, dyshohet se ishte përfshirë në një konflikt për shkak të një ngacmimi ndaj bashkëshortes së njërës prej autorëve.

Klinton Sina, 21 vjeç (vëllezër), Nikoleta Begolli, 32 vjeçe – të gjithë banues në Tiranë.

Sipas hetimeve, Agalliu është futur me forcë në një automjet në rrugën “George W. Bush”, nga tre prej autorëve: vëllezërit Sina dhe Mashollari.

Më pas ai është dërguar në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë, ku është mbajtur peng.

Autorët kanë kontaktuar bashkëshorten e viktimës dhe e kanë shantazhuar për jetën e tij, duke i kërkuar një shumë prej 2 milionë lekësh të reja (20 milionë lekë të vjetra). Paratë janë dorëzuar në zonën e Saukut te 57-vjeçari Bajram Ibraliu.

Policia ka kryer kontrolle në banesat e të dyshuarve dhe në një automjet të përdorur nga Sulejman Sina dhe Nikoleta Begolli, ku janë sekuestruar 1.746.000 lekë, të dyshuara si të përfituara nga shantazhi.