Erion Murataj PSD

Emisioni “Opinion” në Tv Klan trajton mbrëmjen e sotme se cili është mesazhi i Partisë Demokratike për të gjithë shqiptarët, teksa vetëm 6 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

E ndërsa thelbi i demokratëve është largimi i qeverisjes socialiste nga vendi, interes mbetet se si partitë e vogla e të reja po fitojnë terren në këto zgjedhje elektorale.

E pyetur nga pedagogia Ornela Çuçi se çfarë mendimi ka për partitë e vogla, Jozefina Topalli shprehet se ato nëse do përballeshin në zgjedhje të lira e të ndershme, nuk do mund të fitonin mandat.

Topalli: Nuk kam asnjë mendim. Mendoj që zgjedhje të lira e të ndershme, nuk kanë shans këto parti të ndryshme për të marrë mandat. Unë kam pasur partinë time. Unë jam krenare për atë pjesë, se më këtë sot koha më ka dhënë të drejtë, për atë betejë që kam bërë, në raport me udhëheqjen e asaj kohe.

Me një “rikujtesë” të Çuçit, Topalli jep shembullin e saj personal se si partië e reja e të vogla e kanë të vështirë të tërheqin vëmendjen e publikut.

Çuçi: Madje ju kanë akuzuar se keni dhënë me qira, më saktë OSHEE ka marrë me qira pronat tuaj në Shkodër për le të themi, ishte një faturë që zoti Rama e paguante për ju.

Topalli: Po ishte parti e re, që po bënte përpjekje për të larguar kryetarin e opozitës të asaj kohe, që kontrollohej nga Edi Rama. E koha, më ka dhënë të drejtë, prandaj po e them se e di më mirë se sa kushdo tjetër, se sa e drejtë ishte ajo përpjekje, pavarësisht se e vështirë dhe kërkonte kurajo për të tërhequr vëmendjen. Ka qenë gjëja më e mirë që mund të bëhej.