Erion Murataj PSD

Reperi Ledri Vula në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur më tepër rreth raportit të shumëpërfolur mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Vula dhe Myrtezaj u vendosën në qendër të mediave pas një bashkëpunimi të suksesshëm të dyshes, ndërsa fansat aluduan dhe për një marrëdhënie romantike mes tyre.

Në një dalje për “Radio Dukagjini”, Vula është shprehur se mes tyre ka shumë kimi ndërsa tregon se janë shumë shokë së bashku..

Ndërkohë fansat ende kanë dyshimet e tyre se kjo kimi mes dyshes, të jetë kthyer në një raport dashurie.

“Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën”, është shprehur reperi.