Qarku i Shkodrës vijon numërimin për kandidatët e listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të ri.
Deri më tani votuesit e këtij qarku i kanë ndarë mandatet 5 për Partinë Demokratike, 4 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Socialdemokrate.
Sa i përket listës së hapur, vetëm Partia Demokratike ka mundur të fusë në Kuvend një deputet.
Nga 405 kuti, deri tani janë numëruar 267 të tilla, ku si rezultat në Kuvend futet ish-kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.
PS në Shkodër nuk ka arritur të sigurojë një vend në Parlament për kandidatët e saj në listën e hapur, duke mbetur jashtë ish-deputetja Edona Bilali si dhe Frrok Gjini.
Lista e PD- 5 mandate
Luçiano Boçi (listë e mbyllur)
Kliti Hoti (listë e mbyllur)
Greta Bardeli (listë e mbyllur)
Ramadan Likaj (listë e mbyllur)
Bardh Spahia 6216 vota
Lista e PS- 4 mandate
Marjana Koçeku (listë e mbyllur)
Onid Bejleri (listë e mbyllur)
Xhenis Çela (listë e mbyllur)
Bujar Rexha (listë e mbyllur)
Lista e PSD- 2 mandate
Tom Doshi (listë e mbyllur)
Sabina Jorgo (listë e mbyllur)