Shqipëria është mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që pritet të mbledhë nesër në Tiranë liderët e vendeve evropiane.

Një ditë para Samitit të Komunitetit Politik Europian në 15 maj, liderët e Këshillit Europian dhe të Bashkimit Europian do të mblidhen në një darkë pune në Tiranë me udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit zyrtar të Këshillit të Europës i cili ka publikuar edhe agjendën e Samitit, bëhet me dije se 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish, si dhe institucione të BE-së janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. Sekretarët e Përgjithshëm të NATO-s, Këshillit të Europës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) gjithashtu kanë marrë ftesë për të marrë pjesë.

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet të premten, më 16 maj, në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Kjo ngjarje e rëndësishme bashkëorganizohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe Kryeministri Edi Rama duke bërë bashkë liderë nga e gjithë Evropa.

Tema e takimit është “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”. Përveç Presidentit Costa, BE do të përfaqësohet nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme, Kaja Kallas. Samiti do të përfshijë sesione plenare të hapjes dhe mbylljes, me tryeza tematike paralele dhe takime bilaterale ndërmjet tyre.

Autoritetet në Tiranë kanë gati tashmë vendin e pritjes së delegacioneve nga e gjithë Evropa dhe rajoni: “Shtëpia e Europës” është ngritur nën hijen e monumentit të Skënderbeut, heroit kombëtar të shqiptarëve në sheshin me të njëjtin emër në kryeqytet.

Në këtë strukturë do të bëhet pritja e liderëve evropianë ndërkohë që pjesë e “Shtëpisë së Europës” janë edhe pikturat dhe vizatimet e nxënësve të shkollave nëpër Shqipëri që përfaqësojnë vizionin e tyre për Evropën.

I rrethuar nga institucione të e kulturës dhe qeverisjes, sheshi “Skënderbej” përfaqëson transformimin demokratik të vendit dhe shpirtin e tij orientuar nga e ardhmja.

Ai qëndron sot jo vetëm si një pikë referimi për ripërtëritjen kombëtare, por edhe si një vend i përshtatshëm për dialog të hapur, aspirata të përbashkëta dhe një Evropë më të fortë dhe më të bashkuar.

Në këtë samit do të bëhen bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Roli i Shqipërisë si mikpritëse pasqyron thellimin e vokacionit europian të vendit dhe kontributin e saj për stabilitetin rajonal dhe kontinental. Si një anëtare e NATO-s, vend kandidat për në BE dhe zë aktiv në bashkëpunimin rajonal, Shqipëria është e pozicionuar në mënyrë unike për të organizuar një dialog të rëndësishëm në një moment kur Evropa duhet të flasë dhe të veprojë me më shumë kohezion.

Mbajtja për herë të parë e këtij Samiti në Ballkanin Perëndimor shënon jo vetëm një njohje simbolike të vendit të Evropës Juglindore brenda strukturës politike evropiane, por edhe një investim strategjik në rolin e saj për të formësuar të ardhmen e kontinentit.

Samiti i Tiranës zhvillohet në një kohë kur Evropa ndodhet në një pikë kritike. Një luftë vazhdon në krahun e saj lindor. Tensionet po rriten globalisht. Kërcënimet hibride, shtrëngimi ekonomik dhe ndërprerjet teknologjike po testojnë qëndrueshmërinë demokratike dhe kërkojnë përgjigje më të koordinuara evropiane. Në këtë kontekst, Komuniteti Politik Evropian shfaqet si një forum jetik për unitet—një forum që kalon kufijtë institucionalë dhe bashkon të gjithë kombet evropiane për të shkëmbyer ide, për t’u përballuar me sfidat e përbashkëta dhe për të hartuar një kurs të përbashkët përpara.

Duke u mbështetur mbi dinamizmin e samiteve të mëparshme në Pragë, Moldavi, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungari, Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë do të shërbejë si një platformë për dialog politik të hapur politik dhe bashkëpunim konkret. Agjenda do të reflektojë çështjet më urgjente për qytetarët evropianë sot, duke ofruar gjithashtu hapësirë për të parë përpara me qartësi dhe ambicie.

Në fokus të këtij samiti do të jenë katër tema të rëndësishme që do të zhvillohen në tryeza të nivelit të lartë: Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike; fuqizimi i konkurrencës dhe sigurisë ekonomike; migrimi, lëvizshmëria dhe fuqizimi i rinisë; vizioni, lidershipi, mënyrat e reja të veprimit për Europën në një botë të re.

Tematika e parë do të fokusohet në sigurinë dhe qëndrueshmërinë demokratike të Evropës, siç është mbështetja për Ukrainën në përpjekjet e saj për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme—po ashtu edhe sfidat afatgjata, përfshirë mbrojtjen e proceseve demokratike nga ndërhyrjet e huaja dhe forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kolektive të Evropës. Tryeza e dytë do të shqyrtojë se si mund të rritet konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike, me fokus në inovacionin, infrastrukturën digjitale, qëndrueshmërinë energjetike dhe autonominë strategjike të nevojshme për të siguruar zinxhirët e furnizimit kritik dhe për të balancuar objektivat e klimës me fuqinë industriale.

Seanca e tretë do të trajtojë dinamikat e komplikuara të migracionit, lëvizshmërinë dhe fuqizimin e të rinjve. Nga nevoja për rrugë ligjore dhe bashkëpunim me vendet e origjinës dhe tranzitit, tek përdorimi i migracionit si armë dhe sfida për mbajtjen e talenteve në ekonomitë kombëtare, liderët do të shqyrtojnë zgjidhje të koordinuara të bazuara në partneritet dhe largpamësi. Gjithashtu, do të shqyrtohet roli i gjeneratës së ardhshme në formësimin e të ardhmes së Evropës, veçanërisht në dritën e inteligjencës artificiale dhe ritmit të shpejtë të ndryshimeve teknologjike.

Së fundi, tryeza e katërt do të ofrojë një perspektivë largpamëse për përfshirjen, barazinë dhe shkathtësinë institucionale ku kërkohet që Evropa të veprojë më me vendosmëri në skenën botërore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia ka publikuar një plan masash të ndërmarra për mbarëvajtjen e takimeve.

I. BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITIT

Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:

Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George Ë. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:

o Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;

o Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;

o Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;

o Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;

o Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.

Bllokime të plota të akseve rrugore:

Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës:

a. Më datë 14.05.2025, nga ora 22:00 – 23.00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja të autostrada e re “Thumanë- Kashar”, Autostrada “Tiranë-Durrës” -Mbikalimi i Kasharit- Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës).

b. Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

c. Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astir – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

d. Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George Ë. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re krahu i Astir – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”

Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.

Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve luten të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:

a. Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:

o Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;

o Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;

b. Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:

o Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;

o Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” – Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” – degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.

c. Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.

d. Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.

o Në rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve për një periudhë të përkohshme. Kjo masë do të jetë e vlefshme përgjatë ditës së samitit.

o Mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masat përkatëse administrative.

Më datat 15.05.2025 – 16.05.2025 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private:

o Në Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP.

o Në Tiranë, parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani”, Kulla “Green Toëer”.

Nisur nga kufizimet, këshillojmë evitimin e lëvizjes me mjete personale në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.

Do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit.

Më datat 15.05.2025-16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:

1. Hotel “MAK Albania” – Stadiumi “Air Albania” – Rruga “Dervish Hima” – Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” -Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – aktivitet;

2. Hotel “Marriot” – Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

3. Hotel “Rogner” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Rruga “Gjergj Filipi” -Rruga “Dervish Hima”, – Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

4. Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet, Hotel Tirana Internacional në aktivitet;

5. Hotel “Xheko Imperial” – Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Lek Dukagjini” -Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

6. Hotel “Radison” – Rruga “Hamdi Garunja”-Rruga e “Ullishtes”-Rruga e liqenit të thatë-Unazë e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);

7. Hotel “Hilton” – Bulevardi ”Gjergj Fishta”-Rruga e Kavajës- Unaza e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

8. Hotel “Ark Boutique” – Rruga “Ibrahim Rugova” -Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”-Rruga “Dervish Hima”,Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush” -Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);

9. Hotel “Diplomat 1” – Rruga “Sulejman Delvina”-Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”- Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);

10. Hotel “Holiday In”, Rinas – Mbikalimi në Qafë Kashar – Autostrada Tiranë-Durrës -Mbikalimi i Kasharit- kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës);

(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).

11. Më datë 15.05.2025, nga ora 19:00 – 24:00, do të ketë kufizime të pjesëshme të aksit: “Rruga e Elbasanit – Rrethi i Saukut – Autostradë – Rrethrrotullimi i “TEG” – Rezervat e Shtetit.”

V. NDALIMI, PUSHIMI DHE QËNDRIMI

o Më datat 15.05.205 dhe 16.05.2025, gjatë orarit 06:00-20:00, ndalohet qëndrimi dhe pushimi i automjeteve, nga rrethi i “Ekonomikut” – Rruga e Elbasanit – Rruga “George Ë. Bush” dhe te i gjithë perimetri që është devijuar.