Një votë nga diaspora ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve përshkak të mesazhit që emigranti ka dashur të transmetojë pasi ka vendosur X te Partia Socialite.
Emigranti ka marrë kohën e tij për të bërë edhe një vizatim, në demon.
Anash pikturës emigranti ka kërkuar që do ujë 24 orë dhe se nuk i intereson për BE-në. Më tej shkruhet se ditë të zeza ju presin.
‘Duam ujë 24 orë! S’na rruhet për BE! Ditë të zeza ju presin!’, ishin këto mesazhe të shkruara në një prej fletëve të votimit të diasporës për Qarkun e Durrësit.