Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto nga kryeqyteti.

“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian”, ka shkuar ajo, ndërsa shton se ky takim është i pari në Ballkanin Perëndimor, të cilin e ka cilësuar si simbol të fuqishëm për Shqipërinë.

Axhenda:

Tirana do të mirëpresë më 16 maj Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje e rëndësishme që sjell në kryeqytetin shqiptar 47 liderë nga i gjithë kontinenti. Samiti, i organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri Edi Rama, do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, nën moton “Evropa e re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”.

Agjenda zyrtare e samitit parashikon nisjen e ceremonisë hapëse në orën 11:00, e ndjekur pas 45 minutash nga seanca plenare e parë, ku liderët do të diskutojnë mbi sigurinë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e Evropës.

Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë te Parku Olimpik! Vetëm nga një për subjekt!

Berisha nga Brukseli: Zgjedhjet ishin farsë totale! Shteti bleu vota me para, punësime dhe krim…

S’ka tym të bardhë! Osmani nuk pajton liderët, premton takime të tjera!
Pas drekës, janë planifikuar takime bilaterale, ndërsa në orën 18:30 do të mbahet konferenca përmbyllëse e përbashkët nga Kryeministri Rama dhe homologu i tij danez.