Një skenë e pazakontë në parlamentin italian. I veshur si fantazëm deputeti Riccardo Magi, i cili mban një çarçaf me fjalën “referendum” të shkruar mbi të, një referencë për faktin se si forcat qeveritare ashtu edhe stacionet televizive flasin pak për çështjet që lidhen me të.
Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana, reagoi menjëherë, duke kërkuar përjashtimin e deputetit nga salla.
Teksa forcat e sigurisë po e nxirrnin jashtë parlamentit, deputeti ju drejtua Melonit: “A e mbani mend kur i akuzuat qeveritë për heshtjen e referendumeve dhe kufizimin e pjesëmarrjes? Ishte viti 2016 dhe 2022.” Si përgjigje ndaj kësaj pyetje mori një buzëqeshje nga kryeministrja italiane.
Referendumi që do të mbahet më 8 dhe 9 Qershor ka të bëjë me ndryshimet në legjislacionin për marrjen e shtetësisë italiane dhe punësimin.
Për incidentin reagoi edhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi, i cili u shpreh se shfaqje të tilla i japin të djathtës një mundësi për propagande dhe shpërqendrojnë vëmendjen nga çështjet serioze.