Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë duke vazhduar punën në terren, për krimet zgjedhore në Qarkun e Elbasanit.

Burimet për mediat bëjnë me dije se hetimet janë të përqëndruar në fazën parazgjedhore, si dhe gjatë ditës së procesit të votimit, duke mbledhur prova me dëshmi dhe materiale për dokumentimin e rasteve të blerjes së votave, kërëcnime ndaj personave.

Gjithashtu, për shfrtyëzim të paligjshëm i administratës publike nga ana e disa kryebashkiakëve për qëllime elektorale apo përfshirje të disa bizneseve të mëdha si edhe të grupeve të strukturuara kriminale në procesin zgjedhor.

Ndër të tjera, SPAK është duke analizuar dhe pamjet filmike, komunikimet të cilat mund të çojnë në zbulimin e plotë të krimeve zgjedhore.