Francesco Farioli nuk është më trajner i Ajaksit. Ka qenë vetë Farioli që ka bërë të ditur lajmin, në një intervistë të dhënë së fundmi.
Ky vendim i teknikut vjen pas zhgënjimit në kampionat, me ekipin që dështoi të fitonte titullin.
“Drejtuesit dhe unë kemi synime të njëjta për të ardhmen e Ajaxit.
Por kemi vizion tjetër për mënyrën se si duhet të punojmë për të arritur këto synime”, ka thënë Farioli. Titulli në Holandë u fitua nga PSV.