Rikthehet Michael Jordan, këtë herë si ekspert televiziv për transmetuesin amerikan “NBC”.
Kampioni legjendar i basketbollit, një nga më të mirët, tani nuk do jetë lojtar, por do ketë rolin e analistit.
“Jam shumë i emocionuar që e shoh NBA-në sërish në NBC. Ka qenë një pjesë e madhe e karrierës sime dhe mesi pres të luaj një rol të veçantë në projekt.
Pres me padurim t’u shoh të gjithëve përsëri kur NBA të ketë premierën në NBC në tetor”, -tha ai.