Top Channel ka siguruar videon pak çaste pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku mbeti i vrarë Ermir Dedja, 29 vjeç.

Në pamje duken njerëz duke vrapuar të tmerruar nga ngjarja, ndërsa njëri prej tyre dëgjohet duke bërtitur “hajde këtej nga unë”.

Personi i identifikuar si Ermir Dedja 29-vjeç, humbi jetën në spital, pas plagëve të marra. Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta.

Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lende narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosovë .

Dy vite më pas, në 2017, është ndaluar për përkrahje të autorit të një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje të një thike që iu gjet gjatë kontrollit fizik.