Një tjetër emër i fuqishëm i krimit të organizuar në Shqipëri del në dritë nga dosjet e hetimeve të drejtësisë italiane dhe dëshmia tronditëse e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Bëhet fjalë për shtetasin Ekil Nderjaku, i njohur me nofkën “Kili”, i cili sipas burimeve të sigurisë, ishte pjesë e një grupi kriminal me shtrirje ndërkombëtare dhe me lidhje të forta në rrjetin e trafikut të kokainës në Itali e më gjerë.
Dumani ka deklaruar se: “Akil Nderjaku. Unë e njoh si Kili. Merrnim kokainë nga ai. Nuk kam pasur kontakte me të sepse ai u bë pjesë e një grupi rival. U bë shumë i fortë. Bleu tre makina të blinduara. Ishte në kontakt me një grup shumë të fuqishëm që operonte përtej Italisë, kishte kontakte në gjithë Evropën. Kishte ngritur një laborator për përpunimin e saj pranë hotel-restorant Koral”.
Nga hetimet e kryera përmes platformës së komunikimit të enkriptuar SKY ECC, ka dalë në dritë se më 7 shtator 2020, Kili kishte marrë porosi për 2 kilogramë kokainë, që u dorëzua në Itali nga bashkëpunëtorët e tij me çmimin 38 mijë euro për kilogram.
Dumani thekson se pas një periudhe bashkëpunimi, rrugët e tij me Kilin u ndanë, pasi ky i fundit “u bë pjesë e një grupi rival dhe shumë më të fuqishëm”, me lidhje që kalonin përtej Italisë, në të gjithë Evropën. “Ai bleu tre makina të blinduara,” shprehet Dumani, duke nënvizuar rritjen e fuqisë ekonomike dhe logjistike të Kilit.
Biseda mes hetuesve dhe Dumanit:
Dumani: “E identifikoj foton numër dy.”
Hetuesi: Si quhet personi?
Dumani: “Kil, Akil NDERJAKU. E njoh si Kili. Jeton në një zonë të quajtur ‘Plazh’ në Durrës. Në njësinë numër 13. Me emër identifikoj foton numër pesë.”
Hetuesi: Jo, jo prit, prit, kthehemi te fotografia numër dy. Na thuaj gjithçka që di për NDERJAKUN. Çfarë di?
Dumani: “Te Kili merrnim kokainën sepse kishte laboratorin në lokalin e tij.”
Hetuesi: Laboratori në lokalin e tij? Çfarë laboratori?
Dumani: “Laboratori i kokainës.”
Hetuesi: Ku?
Dumani: “Aty pranë hotel-restorantit KORAL, i njohur gjithashtu si RUOTA ROSSA.”
Hetuesi: Pra, kishte laboratorin e kokainës në restorantin e tij?
Dumani: “Jo në restorantin e tij, por pranë restorantit KORAL. Sepse restoranti KORAL është tjetër, janë ngjitur. Janë afër. Emrin e restorantit të Akilit nuk e di, por është pranë hotelit KORAL, në të njëjtin lagje të quajtur RUOTA ROSSA.”
Hetuesi: Në ç’periudhë ke marrë kokainë prej tij?
Dumani “Kokainën e kam marrë nga ai, nga Akil NDERJAKU, bashkë me vëllain tim sepse ai ishte mik me vëllain tim.”
Hetuesi: Kur e keni marrë?Dumani: “Ne vitin 2013.”
Hetuesi: Sa sasi?
Dumani: “Merrnim 50 gram, 20 gram, sipas kërkesës.”
Hetuesi: Sa shpesh?
Dumani: “Çdo dhjetë ditë, çdo pesëmbëdhjetë ditë, çdo muaj… nuk kishte ndonjë fluks të madh.”
Hetuesi: Ke thënë që di nofkën e këtij personi?
Dumani: “Kili.”
Hetuesi: E di nëse e quanin edhe Genti?
Dumani: Nuk dua të them gënjeshtra.
Hetuesi: A di nëse ky person ka vazhduar trafikun e kokainës?
Dumani:E di, por unë nuk kam pasur më të bëj me të sepse ai u bë pjesë e një grupi rival ndaj meje.
Hetuesi: Pra, si pjesë e një grupi tjetër, nuk merrje më prej tij.
Dumani: “Jam shkëputur plotësisht.”
Hetuesi: Dhe si e di që ai ka vazhduar me drogën?
Dumani: “Sepse ne gjithmonë interesoheshim për kundërshtarët tanë.”
Hetuesi: Ti bashkë me grupin tënd?
Dumani: Po, po. Në vitin 2019, kushëriri i parë i Kilit erdhi të më takonte. Nuk më kujtohet tani emri, por erdhi dhe më kërkoi të bëja një takim me Kilin.”
Hetuesi: E bëre këtë takim?
Dumani: Jo, nuk u bë, unë nuk pranova.”
Hetuesi: Kur thua nuk pranuam, ti dhe grupi yt nuk pranuat?
Dumani: Jo, unë nuk pranova, unë vetë.”
Hetuesi: A di nëse ka vazhduar me drogën edhe pas vitit 2019?
çDumani: “Është bërë shumë i fuqishëm. Ka blerë tre makina të blinduara. Dy G-Class dhe një Cadillac Escalade fuoristradë.”
Hetuesi: Të blera me çfarë para?
Dumani: “Normale me kokainë, ndryshe nuk i blen dot ato. Sepse ishin makina që kushtonin 500 mijë euro të tria bashkë.”
Hetuesi: A di nëse Kili trafikonte drogë edhe në Itali?
Dumani: “Unë e krijova lidhjen me grupin me të cilin ai kishte kontakt. Ata ishin shumë më të fortë dhe shkonin përtej Italisë.”