Telefona celularë, thika të improvizuara dhe një sasi e vogël narkotikësh u zbuluan në qelitë e krahut të 5-të të burgut të Korydallos nga oficerët e policisë të Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje, gjatë një kontrolli të papritur që kryen në mbrëmje.
Informacionet tregojnë se një nga të kontrolluarit ndër të dënuarit, është edhe Klod Cara alias Klodian Lekocaj, emri i të cilit ishte përfshirë në aktivitete kriminale brenda dhe jashtë burgut dhe po mbahet në këtë krah të veçantë të burgut.
Sipas informacioneve, u sekuestruan dy telefona celularë, dy thika të improvizuara dhe 0.4 gramë kokainë. Në këtë rast, 2 të burgosur u arrestuan për shkelje të Ligjeve për Armët dhe Drogat, ndërsa 2 të tjerë përfshihen në dosjen e çështjes që u ngrit. Të arrestuarit u dërguan në organin kompetent të prokurorisë.
Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 48 vjec, 10 ditë më parë u akuzua se mori peng disa gardianë të burgut Koridhalos me qëllim që të kalonte në një sektor tjetër, ndoshta për të kryer një vrasje me pagese. Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se çuditshëm ka lidhur fije të grupeve kriminale duke u vënë ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagesë. I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala 39 vjeç dhe Andi Beqiri 23 vjeç.
Ata u kapën në Athinë, pasi në automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 kallashnikovë dhe 1 thikë, ndërsa në banesë 1 pistoletë. Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një greku dhe tentativës së vrasjes së një shqiptari, të dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik 2022. Për vrasjen e grekut ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, për shkak të prishjes së pazareve të drogës..