Home SHOWBIZ “Ishte më tramautike se vetë lindja” supermodelja tregon eksperiencën e frikshme 4...

“Ishte më tramautike se vetë lindja” supermodelja tregon eksperiencën e frikshme 4 muaj pasi u bë mama

21

Supermodelja Ashley Graham u bë nënë për herë të parë në janar të 2020-ës, kur solli në jetë vogëlushin e quajtur Isaac. Sot, 1 vit më pas, 33-vjeçarja flet për eksperiencën me shtatzëninë dhe mëmësinë, duke përfshirë edhe ankthin që e shoqëronte gjatë kësaj periudhe.

“Mendoj se të kthehesh në gjendjen e mëparshme pas lindjes është e vështirë. Nuk është diçka që ndodh për shumicën e grave. Unë e kam pranuar këtë dhe kam përqafuar trupin tim të ri”, shprehet Ashley duke shtuar se më shumë vetë procesi i lindjes, traumë për të ishte rënia e flokëve.

“Ka qenë diku rreth 4 muaj pas lindjes. E gjithë pjesa e flokëve rreth ballit më ranë dhe për mua kjo ishte traumë. Më shumë se vetë lindja e djalit! Nuk dija ç’të bëja sepse flokët vetëm më binin! Pastaj kuptova që është diçka që ndodh.”

Nisur nga disa artikuj të shumtë për shëndetin e grave dhe veçanërisht mamave, rënia e flokëve pas shtatzënisë është diçka mëse normale, e përkohshme dhe aspak e lidhur me gjidhënien. Shumë gra do të mund t’i rikthehen gjendjes së mëparshme të flokëve diku rreth 6-12 muaj pas ardhjes në jetë të fëmijës.

Përgjithësisht ky problem nis tre muaj pas lindjes. Gjatë shtatzënisë, për shkak të ndryshimeve hormonale nxitet dhe stimulohet rritja e flokëve, arsye përse grave ju zgjaten dhe trashen flokët. Sigurisht gjërat ndryshojnë pas përfundimit të nëntë muajve, ku flokët zhvendosën në fazën e pushimit.

(Shënim: Është e rëndësishme të konsultoheni me një specialist në momentin kur kanë kaluar 12 muaj pas lindjes dhe ende floku juaj bie në sasi të mëdha.