Arben Latifaj, aktori i njohur për rolin e paharrueshëm të Tilit në filmin “Shoku Ynë Tili”, ishte i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku ndau me publikun një rrëfim të shkurtër për jetën e tij, emigrimin dhe vendimin për t’u larguar përfundimisht nga arti.
Latifaj, i cili sot jeton në Gjermani, është i njohur edhe për rolin në filmin “Lundrimi i Parë”, dy filma që mbeten pjesë e kujtesës kolektive të shqiptarëve. Aktori tregoi se është larguar nga Shqipëria në vitin 1990, në një periudhë trazirash dhe pasigurie.
Aktori: Ishte një rrëmujë e madhe. Kush guxonte të ikte, ikte, kush mbetej, mbetej. Fillimisht ika drejt Greqisë. Kalova me varkë nga Saranda në Korfuz. Sot jetoj në Mynih së bashku me gruan e dytë. Jam një djalë 57-vjeçar mistrec, më ka mbetur i njëjti shpirt si më parë.
Arbeni thotë se nuk mendon të rikthehet për të jetuar në Shqipëri.
Aktori: Kam ndërtuar jetën time jashtë. Kam një shtëpi në Selanik, ku detyrohem të shkoj ndonjëherë, por nuk më tërheq më ideja për të jetuar në Shqipëri. Jam hapur shumë në jetë, dhe Shqipëria nuk është më pjesë e planit tim. Aktualisht këtu punoj në fushën e gastronomisë, së bashku me një mik italian në Mynih. Po e mbajmë sa të kemi mundësi biznesin.
Roli i ri që e përmbush më shumë se çdo tjetër është ai i gjyshit.
Studimi i fundit: Martesa është e dëmshme për shëndetin mendor! Ja faktet!r
Euro shënon sërish ulje! Këmbimi valutor sot, me sa shiten e blihen dollari dhe monedhat e tjera!
Rikthehen reshjet e shiut në vend, ja si parashikohet moti për ditën e sotme!
Aktori: Jeta si gjysh është e bukur. Mbesa ime është 7 vjeç dhe jeton në Itali. Unë jam në Gjermani me gruan time të dytë. Jeta vazhdon.
Për artin shqiptar, Arben Latifaj duket se ka vendosur një pikë.
Aktori: Më bëhet qejfi që ende më kujtojnë mediat në Shqipëri, por unë e kam mbyllur atë kapitull. Kam mbyllur pazaret me artin dhe me mediat shqiptare.