Zbardhen detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Berat.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se lënda plasëse u hodh te dera e lokalit, i cili ka dy vite që është jashtë funksionit.

I zoti i lokalit nuk përfaqëson gjë, por ka nja dy djem problematikë. Më datë 25 mars, rreth orës 19:00, në lagjen e Çelepias, Berat, ku në ambientet e një lokali, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin T. B., 85 vjeç , i cili ndodhet në spital.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të një 85-vjeçari, në lagjen “Çelepias”, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore, është identifikuar si bashkëpunëtor i shtetasit A. F., vëllai i tij, shtetasi T. F., 28 vjeç.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 2 shtetasve, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.