Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratën e tij për gazetarët është pyetur dhe për Adriana Kalaja, e cila është duke ’’sulmuar’’ herë pas here opozitën dhe Jorida Tabakun, pasi sipas saj votat janë manipuluar.

Në fjalën e tij, Berisha është shprehur se Kalaja nuk ka të drejtë të akuzojë pa fakte, ku sërish thekson se Tabaku ka bërë sipas tij fushatën më të mirë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjithasht, Berisha shprehu se kushdo që ka dyshime ta faktojë duke kërkuar hapjen e kutive të votimit.

“Zonja Kalaja është një luftëtare e vendosur, e guximshme e cila në këto katër vitë është përballur me kryeministrin e Shqipërisë. Në vlerësimin tim nuk ka të drejt pa fakt të akuzojë lloj lloj njeriu.

Sali Berisha është shprehur se Tabaku ka bërë një ndër fushatat më intesive, por e mbyllim këtu nqf Edi Rama përhidhet të Olta Xhackës, urdhëroi që asnjë kuti mos të hapet, se kam bërë unë këtë.

Çdo kandidat që ka dyshime , unë i ftoj të marri dokumentacionin, detyra ime është të mbarojë parimet bazë. Ai që ka dyshime, le ti faktojë pa pasur asnjë pengesë. Si zonja Kalaja ka dhe të tjerë, sjemi parti që themi mos hapi kutitë”, tha Berisha.

KQZ certifikoi rezultatet për 12 qarqet, Berisha del në konferencë: Nuk do i njohim kurrë këto zgjedhje!