Një makinë ka përplasur me disa këmbësorë në qendrën e qytetit të Liverpool-it gjatë paradës së fitores së Liverpool FC, ka njoftuar Policia e Merseyside-it.
Sipas policisë, makina është ndalur në vendngjarje dhe një person është ndaluar. Mijëra tifozë kishin mbushur rrugët e qytetit për të festuar fitoren e Liverpool-it në Premier League, ndërsa tym i kuq shpërthente përgjatë rrugës në pritje të lojtarëve.
“Po kryhen hetime të gjera për të zbardhur rrethanat që çuan në përplasjen,” njoftoi policia e Merseyside, sipas asaj që shkruajnë mediat.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë kaosin që ndodhi kur makina hyri në mes të rrugës, duke përplasur të gjithë njerëzit që i dilnin përpara. Për pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa deri më tani nuk flitet për viktima.
Sipas “The Guardian”, përplasja ndodhi pak pasi rrugët ishin rihapur pas përfundimit të paradës. Për ngjarjen reagoi kryeministri britanik, Keir Starmer.
U arrestua sot në Dubai për llogari të Ekuadorit, kush është Dritan Gjika, pasardhësi i Dritan Rexhepit
Vetëvrasja e dizajnerit, familjarët flasin për herë të parë! Zbulojnë të vërtetën e sherrit mes viktimës dhe bashkëshortes!
Arrestohet në Abu Dhabi kreu i mafies shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador Dritan Gjika
“Mendimet e mia janë me të gjithë të lënduarit dhe të prekurit nga kjo ngjarje. Dua të falenderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për përgjigjen e shpejtë ndaj këtij incidenti tronditës”, tha ai, i cili bëri me dije se po qëndron i përditësuar mbi zhvillimet e kësaj ngjarje.
Harry Rashid, 48 vjeç ishte në paradë bashkë me të shoqen dhe dy vajzat. Të gjithë ata dëshmuan incidentin e rëndë që ndodhi rreth 3 metra larg tyre. Ai tregoi se turma ndërhyri për t’i thyer dritaren makinës, por shoferi shkeli gazin e nuk ndalonte.