Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korcë-Pogradec, ku një shtetas duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili po merr mjekim në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, shtetasi A. L., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi A. L., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.