Prifti i Korçës ka ndërruar jetë ditën e sotme, si pasojë e plagëve të marra nga një aksident i ndodhur më 19 maj. Ai ishte rrëzuar nga çatia e kishës teksa po punonte për të hequr disa tjegulla dhe llamarina.
Lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta Kristaq Viso e ka bërë me dije Mitropolia e Shenjtë Korçë.
“Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!
Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avramit në Mbretërinë e Qiejve!
Këmbimi valutor për sot/ Me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
Roela dhe Vedati prindër për herë të parë! Konkurenti i “Përputhen” i propozon për martesë
Burri qëllon veten me armë në një qendër tregtare, plagoset edhe një vajzë
Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, paraisë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!”, shkruan në Facebook Mitropolia e Shenjtë Korçë.