Një 15 vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në Tiranë. I mituri është konfliktuar në lagje, pranë një picerie në zonën e “Ali Demit” dhe është plagosur me armë zjarri, por nuk dihet qartë në ç’rrethana.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 dhe i mituri është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital.

Nga të dhënat paraprake që ka mundur të sigurojë grupi hetimor, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta në një piceri tek “Ali Demi”, 15 vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe është dërguar me urgjencë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.