Një automjet tip “Ford” me targa AA218 EC është përfshirë nga flakët gjatë natës së djeshme në qytetin e Vlorës, duke u djekur pjesërisht.
Mësohet se makina ka qenë e parkuar në zonën e ish-Fushës së Druve në oborrin e një banese, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarr
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të mbrëmjes dhe ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.