Trupat e 14 personave u gjetën në oborrin e shtëpisë së një ish-polici në El Salvador. Prokuroria pretendon se Hugo Osorio Chavez, 51-vjeçar, i cili u përjashtua nga policia në vitin 2005, dyshohet për vrasjen e 20 njerëzve, kryer në më shumë se një dekadë.

Chavez u arrestua për vrasjen e një gruaje 57-vjeçare dhe vajzës së saj 26-vjeçare në prill të këtij viti, ku pastaj filloi një hetim. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij në zonën Chalchuapa, ekipet e policisë gjetën 14 trupa të varrosur në oborr.

Identitetet e të vrarëve janë duke u përcaktuar, ndërsa 10 persona të dyshuar se kanë ndihmuar Chavez janë arrestuar.