Banorë të fshatit Çizmeli në Shijak, denoncuan me pamje diten e sotme se gjatë natës digjeshin plehrat, duke krijuara re gjigante tymi, njëkohësisht problematike për shëndetin.
Banorët akuzonin se ishin vetë punonjësit e grumbullimit të plehrave në Bashkinë Shijak që i kishin vënë flakën plehrave.
pas ngjarjes, ka ardhur reagimi zyrtar nga Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana, i cili mohoi kategorikisht përfshirjen e institucionit që drejton.
Ai tha se zjarri është vënë qëllimisht nga persona dashakeqë dhe nuk ka lidhje me grumbullimin apo djegien e mbetjeve nga bashkia.
“Në fshatin Çizmeli disa dashakeqës i kanë vënë flakën zonës përreth. Falënderoj zjarrfikësit dhe vullnetarët që punuan gjatë gjithë natës. Policia duhet të identifikojë autorët. Këta nuk meritojnë të jenë shijakas, as të merren me politikë”, shkruan Arbana.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje problematikën e menaxhimit të mbetjeve dhe përgjegjësinë institucionale, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit vijojnë