Pas ankesave të shumta nga banorët, Policia e Sarandës ka kryer kontrolle mbrëmjen e djeshme në lokalin e natës “Foga” në Ksamil.
Gjatë kontrollit, përmes një aparati matës të zhurmave, rezultoi se muzika në lokal tejkalonte kufirin e lejuar.
Për këtë shkelje, lokali u gjobit me 100.000 lekë të reja. Policia e Sarandës ka njoftuar se do të intensifikojë kontrollet e këtij lloji përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Ky është viti i parë që Policia e Sarandës është pajisur me pajisje të specializuara për matjen e ndotjes akustike.