Urdhri i Psikologut pritet të zhvillojë te enjten votimet për të zgjedhur Presidentin e ri për 4 vitet e ardhshme.
Presidentja në detyrë, Valbona Treska ka përfunduar dy mandatet e saj në krye të urdhri. Ndërkohë që gara për postin e Presidentit të Urdhrit të Psikologut do të zhvillohet mes dy kandidatëve, Brunilda Laboviti dhe Elona Mustafarajt.
Laboviti u përfshi në një debat me juristin Bledar Fejzo, në lidhje me zgjedhjet.
Pjesë nga diskutimi:
Mustafaraj: Është votim që e kam bërë në faqen time zonja Laboviti.
Fejzo: Ma jep çik ta shoh?
Grimci: Nuk je pjesë, pse duhet ta dish?
Fejzo: Ku e ke merakun?
Laboviti: Ti e di shumë mirë. Është çdo gjë e qëllimshme! Asambleja e nëntë Kombëtare është thirrur vetëm një herë dhe është neglizhuar zgjedhja. I kam nxjerrë unë të dhënat.
Fjezo: Ku e ke merakun ma thuaj?
Laboviti: Nuk është meraku im, është i anëtarësisë, janë 1500 veta.