Policia e shtetit ka dhënë informacione shtesë në lidhje me masat për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Në vijim të njoftimit të dhënë për planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri–Serbi”, bën me dije se:

Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje pasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen.