Përballja spektakolare mes Francës dhe Anglisë, e fituar nga “Tre Luanët” me rezultatin 6-4, nuk solli vetëm medaljen e bronztë për anglezët, por edhe një rekord historik në Kupën e Botës.

Ndeshja e zhvilluar në Miami u bë sfida e parë e një Botërori që prodhon 10 gola ose më shumë që nga viti 1982, duke i dhënë fund një pritjeje 44-vjeçare.

Në historinë e Kupës së Botës, vetëm gjashtë ndeshje kanë regjistruar të paktën 10 gola:

Austria 7-5 Zvicra – 12 gola (1954)
Brazili 6-5 Polonia – 11 gola (1938)
Hungaria 8-3 Gjermania – 11 gola (1954)
Hungaria 10-1 El Salvadori – 11 gola (1982)
Franca 7-3 Paraguai – 10 gola (1958)
Franca 4-6 Anglia – 10 gola (2026)

Sfida për vendin e tretë dhuroi emocione të pafundme. Anglia mbylli pjesën e parë në avantazhin 4-0, por Franca reagoi fuqishëm në fraksionin e dytë dhe arriti ta çonte rezultatin në 5-4. Megjithatë, Jude Bellingham vulosi fitoren e anglezëve me golin e gjashtë në minutat shtesë, duke e kthyer ndeshjen në një nga më spektakolaret në historinë e turneut.

Me plot 10 gola të shënuar, Francë–Angli 4-6 tashmë ka hyrë në librat e historisë si një nga përballjet më të jashtëzakonshme që ka parë ndonjëherë Kupa e Botës.

GEAM Sh.p.k