Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor Tiranë, Roven Zeka, është rrëzuar në ambientet e burgut dhe si pasojë ka dëmtuar legenin.

Burime për mediat bëjnë me dije se për këtë arsye, Zeka ka kërkur një masë më të lehtë sigurie dhe seanca pritet që të mbahet ditën e sotme në orën 13:00.

Kujtojmë që Roven Zeka, në cilësinë shef i Qarkullimit Rrugor Tiranë u arrestua më urdhër të SPAK. Në 21 maj të këtij viti, Apeli i GJKKO-së vendosi që të lërë në qeli Zekën, ndërsa për shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novakun, u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak të rrethanave familjare lehtësuese. 

Zeka së bashku me Novakun dhe oficerin e Policisë Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit Edison Tabakun, janë përfshirë në një skemë korruptive teksa i kanë kërkuar familjes së shtetases Anisa Vironi, 2 mijë euro me qëllim fshehjen e një aksidenti dhe mosarrestimin e kësaj të fundit.