Një ngjarje shqetësuese është regjistruar së fundmi në Tiranë. Konkretisht në Shkozë një 20-vjeçare ka hedhur nga ballkoni i banesës së saj një send të fortë, i cili si pasojë i ka rënë në kokë një të mituri.
Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, nga ana tjetër blutë e kryeqytetit kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen me ininciale K.H.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. H., 20 vjeçe, pasi në Shkozë, dyshohet se aksidentalisht ka hedhur nga ballkoni i banesës një send të fortë dhe për pasojë është dëmtuar një i mitur 9 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, theksojmë se hedhja e sendeve nga ballkonet e apartamenteve shpesh herë është kthyer shqetësuese dhe problematike për qytetarët.