Aplikacioni Instagram ka ndryshuar dizajnin pas shumë vitesh duke shtuar Shop dhe Reels në faqen kryesore të saj për IOS dhe Android.

Sipas kompanisë, Reels i cili filloi për herë të parë si test disa muaj më parë (Reels është versioni i TikTok nga Instagram) tani ka tab-in e vet.

Kompania thotë se dëshiron që Reels të jetë, “një vend ku njerëzit mund ta shpërndajnë kreativitetin e tyre me botën dhe të kenë një shans të shpërthejnë dhe të gjejnë një audiencë”.

Sa i përket Shops, ky do të jetë vendi ku do të gjeni rekomandimet e personalizuara, përzgjedhjet e redaktorëve nga kanali @shop i Instagram, video të shopping-ut, koleksione të produkteve të reja dhe më shumë.