Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Çaje në Kukës. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra më tej.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi Liman Shehu, 65-vjeç që ishte edhe drejtuesi i automjetit.
Ndërkohë në vendin e ngjarje, ka mbërritur edhe policia ku edhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.