Të shumtë janë ata që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë gusht. Muaji ka nisur me fluks të lartë udhëtarësh që kanë hyrë në vendin tonë nga pika kufitare e Kakavijës.
Rreth 18 mijë persona kanë ardhur nga kjo doganë prej të premtes. Kryesisht kanë qenë emigrant të kthyer pranë familjeve për pushimet verore.
Numër më i lartë i tyre është regjistruar gjatë fundjavës. Ndryshe nga vitet e kaluara në doganën e Kakavijës nuk ka pasur radhë te gjata pavarësisht fluksit të shtuar.Autoritetet shqiptare po punojnë me katër sportele ndërsa autoritetet greke me dy. I lartë ka qenë dhe numri atyre që kanë dalë jashtë vendit nga kjo pikë kufitare. Rreth 30 mijë persona kanë hyrë e kanë dalë nga Kakavija prej 1 gushtit./abcnews.al