Një zjarr është regjistruar pak para orës 11:00 në Terminalin 1 të Aeroportit Malpensa në Milano. Zjarri ishte i qëllimshëm pasi një burri i vuri flakën sportelit të biletave. Zjarri shkaktori panik ndërsa autoritetet nxituan në vendngjarje.

Zjarri u vu shpejt nën kontroll falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve të aeroportit. Sipas informacionit, autori i krimit nuk ka pasur përfshirje të mëparshme në incidente apo ngjarje kriminale. Ai akuzohet për dëmtim të rëndë të pronës.Zona u rrethua menjëherë nga forcat e sigurisë, ndërsa, siç u njoftua nga departamenti i zjarrfikësve, prania e tymit bëri të nevojshme evakuimin e përkohshëm të terminalit për arsye paraprake. Zona u pastrua më pas dhe siguria u rivendos, duke rezultuar në vazhdimin e funksionimit të aeroportit pa probleme serioze për fluturimet.