Gjykatësi amerikan Frank Caprio, që bëri famë për dhembshurinë e tij në sallën e gjyqit, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët nëpërmjet rrjeteve sociale.  Caprio kishte shërbyer për 40 vjet në Gjykatën e Qarkut në Providence.

Ai ishte zgjedhur gjykatës në vitin 1985 dhe u bë i famshëm për serialin e tij televiziv “Caught in Providence”, që ishte nominuar për një çmim në “Daytime Emmy Award” në vitin 2021. Klipet e tij u bënë virale në rrjetet sociale, ku refuzonte t’i gjobiste qytetarët që paraqiteshin në sallën e gjyqit dhe tregonin historitë e tyre personale.

Caprio kishte njoftuar për pensionimin e tij në janar të vitit 2023. Ai ishte diagnostikuar me kancer të pankreasit në fund të vitit 2023.