Një 40-vjeçar ka rënë në pranga në Laç pasi kërkohej nga autoritetet spanjolle.Gjergj Gjoka alias Gjergj Marku alias Gjergj Ruqja alias Gjergi Ruqja i lindur në Lezhë akuzohet për disa vepra penale në Spanjë.

Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e tij.